Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

BSH: Bizneset dhe konsumatorët presin normat më të larta inflacioni pas një viti, përkatësisht 10.6% dhe 9.6%

schedule18:20 - 4 Shtator, 2022

schedule 18:20 - 4 Shtator, 2022

Bizneset dhe konsumatorët parashikojnë që rritja drastike e çmimeve të vijoj.

Në raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë thuhet se pritjet për inflacionin janë rritur në tremujorin e dytë të këtij viti. Bizneset dhe konsumatorët presin norma më të larta inflacioni pas një viti, përkatësisht 10.6% dhe 9.6%.

Analiza e pritjeve për inflacionin bazohet në rezultatet e vrojtimit të besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve, si dhe në vrojtimin e pritjeve të agjentëve financiarë.



Aktualisht inflacioni është në nivelin 7,5% i ndikuar direkt nga rritja e çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.

Por gjasat janë që gjatë muajit gusht të regjistrohet një tjetër rritje e nivelit të inflacionit duke parë ecurinë e çmimeve të karburanteve .

Një litër naftë gjatë muajit gusht u shit deri në 250 lekë nivel ky rekord i regjistruar në fillimet e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Po ashtu gjatë këtij muaji janë shtrenjtuar edhe produktet ushqimore ku peshën kryesore e mban bulmeti.

Gjatë muajit gusht qumështi e djathi pësuan një rritje të çmimeve që varion nga me 20 deri në 100 lekë.

Sipas ekspertëve rritja e çmimeve rrezikon që të kalojë në varfëri rreth 40% të popullsisë shqiptare e cila aktualisht merr një pagë minimale pasi do ti nevojiten më shumë lekë për të blerë të njëjtat mallra.

Parashikimet mbeten që inflacioni të vijoj të jetë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë edhe në vitet në vijim. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!