Brutalitet i paimagjinueshëm në Iran: Polici qëllon fëmijën që po shikonte nga dritarja

schedule18:53 - 24 Shtator, 2022

schedule 18:53 - 24 Shtator, 2022

Irani po jeton ditë historike, por fatkeqësisht këto janë njollosur me gjakun e dhjetëra protestuesve që kanë qenë viktima të brutalitetit të policisë. Dhuna policore që tejkalon çdo precedent, pasi ka ankesa për të shtëna gjakftohtë ndaj qytetarëve të pafajshëm që  nuk kanë bërë asgjë.

Një incident i tillë u publikua nga Jyot Jeet nga India dhe transmetohet me kujdes nga mediat masive në mbarë botën, pasi nuk mund të konfirmohet.

Pra, në këtë video, një fëmijë shihet të jetë në dritaren e shtëpisë së tij dhe shikon nga jashtë, ku po ecin dhjetëra policë të armatosur.

Njëri prej tyre niset dhe i afrohet shtëpisë, duke shkuar pranë dritares dhe fatmirësisht në atë moment babai i djalit duke ndjerë rrezikun e tërheq brenda.

Diçka që rezultoi shpëtimtare, pasi polici , duke tejkaluar çdo kufi, qëllon, me plumbin që fatmirësisht kapi vetëm xhamat, siç mund ta shihni në video.