Bruno Fernandes do të shtohet me një djalë. Mesfushori 25 vjeçar i Manchester United ka publikuar sot një foto të partneres së tij, Ana Pinho, dhe të vajzës së tij Matilda, duke puthur barkun e së ëmës.
Ana dhe Bruno do të shtohen me një djalë dhe Matilda, nuk do të jetë vetëm. Një lajm shumë i mirë në familjen e mesfushorit. Ana Pinho dhe Bruno Fernandes kanë një romancë të shkëlqyer dhe çifti simpatik, u transferua në Mançester gjatë muajit janar.
Bruno Fernandes numëron me shumë se 1.8 milion fansa në Instagram dhe nuk ngurron të publikojë foto nga jeta e tij e përditshme, si dhe të partneres së tij, që është një nga femrat më seksi në botën e futbollit.
“Duket se kam rritur shpenzimet këtu në shtëpi, një djalë do të na bashkohet shumë shpejt”, shkroi Bruno Fernandes në foton e partneres së tij shtatzënë dhe të vajzës së tij. Një familje perfekte./abcnews.al