Brukseli, hetim për Tik Tok/ Dyshime se ndikoi në rezultatin e presidencialeve në Rumani

schedule13:52 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 13:52 - 18 Dhjetor, 2024

Komisioni Europian ka nisur  zyrtarisht hetimet  që mund të çojnë në marrjen e masave kundër rrjetit social Kinez TikTok, që dyshohet se u përdor si mekanizëm nga vende të huaja për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani.

Procedurat synojnë grumbullimin e fakteve që të  vërtetetohet nëse TikTok shkeli  apo jo rregullat e Bashkimit Europian për reklamat me përmbajtje politike.  Hetimi kërkon të zbulojë nëse të gjitha materialet që reklamonin mesazhe politike në rastin e kandidatit pro-rus Kalin Georgescu u etiketuan sipas detyrimit ligjor, si mesazhe me përmbajtje politike.

Nëse vërtetohet shkelja, rrjeti me qendër në Kinë mund të gjobitet me një gjobë të majme sa 6% e të ardhurave globale të saj.

Gjykata Kushtetuese në Rumani anuloi në mënyrë të paprecedentë rezultatin e raundit të parë të presidencialeve të 24 Nëntorit, pasi mori për bazë të dhënat e zbulimit vendas për ndërhyrje masive të fshehtë nga Rusia në mbështetje të radikalit të djathtë Georgescu, që u rendit papritur i pari.

Zedhenesit e Kompanise Byte Dance ne Pekin  qe zoterojne rrjetin social TikTok  kane deklaruar mbrojtur integritetin e platformës në mbi 150 proceset zgjedhore mbarë botën. Kompania ka deklaruar se ka ofruar informacione të gjerë Komisionit Evropian për ta dëshmuar këtë integritet. Tik Tok thote se nuk ka pranuar reklama politike me pagese dhe se eshte kujdesur per te hequr gjuhen e urrejtjes dhe dezinformimin ne platforme.

Nga ana tjeter Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se ka indikacione te forta se aktore te huaj kane nderyre ne zgjedhjet presidenciale te Rumanise dhe ka shtuar se duhet nje veprim I shpejte per te mbrojtur demokracite e Unionit nga nderhyrjet e huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!