Bruges, qyteti belg me gjurmë të mesjetës

schedule07:30 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 07:30 - 23 Dhjetor, 2024

Qyteti Bruges në Belgjikë, është ndër destinacionet turistike më të njohura në botë me strukturat dhe kanalet e tij mesjetare.

Bruges, kryeqyteti i rajonit të Flandrisë Perëndimore, është qyteti i gjashtë më i madh i Belgjikës.

Ai tërheq afro 8 milionë turistë çdo vit me arkitekturën gotike, rrugët me kalldrëm dhe rrugët ujore.

Qyteti është një lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vizitorët mund të eksplorojnë sheshet e saj, urat interesante dhe muzetë historikë.

Me pamjen e tij mesjetare, Bruges është një destinacion që duhet vizituar për entuziastët e historisë dhe ata që kërkojnë një “udhëtim në histori”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!