Brozovic-Paredes, si dështoi shkëmbimi ditën e fundit të merkatos

schedule10:58 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 4 Dhjetor, 2020

Marcelo Brozovic dhe Inter ishin pranë “divorcit” dhe gjithçka dështoi në ditën e fundit të merkatos. Mesfushori ishte bërë protagonist pas një incidenti në spital, ndërkohë që më parë i ishte hequr patenta për drejtim të makinës në gjendje të pirë.

Te Interi ishin lodhur nga këto sjellje dhe sipas Gazzetta dello Sport marrëveshje me PSG për shkëmbimin e kroatit me Leandro Paredes u prish në ditën e fundit.

Francezët ishin të interesuar për mesfushorin, ndërkohë që duhet parë nëse mund të ketë sërish bisedime për këtë lëvizje.

Paredes vazhdon të lidhet me Interin, por tani zërat më të shumtë janë ato që ccojnë Christian Eriksen drejt Francës në këmbim të argjentinasit. /abcnews.al