Paraditen e sotme, mesfushori kroati i “zikaltërve” të Inter, Marcelo Brozovic refuzoi ofertën e arabëve të Al-Nassr, mirëpo në mbrëmje duket se diçka ka ndryshuar dhe kroati do të jetë lojtari më i ri i Kampionëve sauditë.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, kroati 30-vjeçar dhe klubi arab kanë arritur marrëveshjen për transferimin e tij në Rijad, teksa gjithçka do të firmoset në orët në vazhdim.
Ndërkaq, kontrata e re do të firmoset ditën e nesërme, menjëherë pasi Brozovic të përfundojë me sukses testet mjekësore, përpara se ti bashkohet skuadrës së Al-Nassr për 3 vitet e ardhshme. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë:
EXCLUSIVE: Marcelo Brozović says yes to Al Nassr proposal, here we go! Verbal agreement reached, waiting to sign all the contracts. ????? #AlNassr
Understand he will undergo medical tests on Friday and then final check to the contracts.
Deal will be valid until June 2026. pic.twitter.com/AGgQZRrcIl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 29, 2023