Brozovic bën gati valixhet, klubi i Ligue 1 shumë pranë kroatit

schedule14:38 - 12 Shtator, 2020

schedule 14:38 - 12 Shtator, 2020

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është gjithmonë e më pranë largimit nga ziklatrit. Ditën e hënë pritet zyrtarizimi i Arturo Vidal në Milano si dhe tekniku Conte vazhdon të ngulmojë për shërbimet e Ngolo Kante. Me ardhjen e dy mesfushorëve vendi i Brozovicit tek Interi vihet në rrezik dhe prandaj ai ka bërë gati valixhet.

Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, agjenti i lojtarit është në bisedime me drejtuesit e Monaco për një transferim të mundshëm. Miroslav Bicanic ka zbarkuar në Milano për të biseduar me zyrtarët e klubit francez dhe në rast largimi të tij, Interi do të fillojë sulmin për transferimin e Kante.

Monacos iu refuzua pak ditë më parë një ofertë për 27-vjeçarin nga Interi, por sa duket klubi i drejtuar nga Niko Kovac nuk do të heqë dorë nga shërbimet e tij. Kujtojmë që për Brozovicin pak kohë më parë ishte i interesuar edhe Bayern Munchen, për të zëvendësuar Thiago Alcantarën, i cili është me një këmbë te Liverpool. /abcnews.al