Brojës i “buzëqesh” fati, “ylli” i Chelsea dëmtohet në miqësoren e “luksit”

schedule13:56 - 3 Gusht, 2023

schedule 13:56 - 3 Gusht, 2023

Pavarësisht dëshirës për të zbritur në fushë në gjatë miqësores së fundit në turin parapërgatitor, ndaj “verdhezinjve” të Borussia Dortmund, tekniku i “bluve” të Chelsea, Maurizio Pochettino e la sërish Armando Brojën jashtë fushës së blertë.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për londinezët të cilët humbën shërbimet e “yllit” të tyre, Christopher Nkunku, me këtë të fundit që pësoi një goditje të fortë në minutën e 20’ të sfidës, duke dëmtuar kështu gjurin e tij dhe tashmë gjithë klubi është në pritje të rezultateve të testeve mjekësore për të parë nëse francezit do të mungojë gjatë ose jo.

Mirëpo, në krahun tjetër, pavarësisht fatit të keq të Nkunku, nga ky dëmtim mund të përfitojë “legjionari” i Kombëtares sonë, Armando Broja, i cili që prej rikthimit nga dëmtimi i tmerrshëm i dhjetorit të kaluar dëshiron të kthehet në një protagonist te Chelsea. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!