Broja në sulm, “ylli” shqiptar ka sërish shansin për të shkëlqyer këtë të martë

schedule13:16 - 9 Janar, 2024

schedule 13:16 - 9 Janar, 2024

Mbrëmjen e kësaj të marte, “Blutë” e Chelsea do të zhvillojnë përballjen e parë të vlefshme, për gjysmë-finalen e EFL Cup, ku në transfertën e “Riverside Stadium” do të përballen me skuadrën e Middlesbrough, ku sërish pritet që protagonist të jetë “ylli” i sulmit të Kombëtares sonë, Armando Broja.

Sërish 22-vjeçari, nga Malësia e Madhe është i vetmi opsion i teknikut, Maurizio Pochettino për “majën” e sulmit, që pritet të mbulohet nga “bomberi” shqiptar, pas mungesave të Nicolas Jackson, i cili është thërritur nga Kombëtarja e Senegalit, në kuadër të sfidave të vlefshme për Kupën e Afrikës, si dhe të “yllit” francez, Christopher Nkunku, i cili ka pësuar një dëmtim në ijë.

Pas golit fantastik, me kokë, ndaj skuadrës së Preston, në përballjen e së shtunës, që sapo lamë pas, të vlefshme për raundin e 3-të të FA Cup, duket se Broja po fiton besimin e shumëkërkuar nga tekniku argjentinas dhe falë mungesave të lartpërmendura, “bomberi” ynë ka shansin “e artë” të fiksohet si një titullar stabël, në sulmin e “Bluve të Londrës”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!