Broja me “valixhe” në duar, Chelsea i vendos çmimin “yllit” të Kombëtares

schedule09:56 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 26 Dhjetor, 2023

Mund të konsiderohet i “pafat”, pasi me rastet e patura deri më tani mund të ishte kthyer në një pikë referimi për teknikun Mauricio Pochettino, te “Blutë” e Chelsea. Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimi horror të pësuar dhjetorin e vitit 2022 dhe tashmë ka filluar të regjistrojë minuta ndeshje pas ndeshje me “Londinezët”, mirëpo goli nuk po vjen dhe duket se kjo mungesë mund ta “sakrifikojë” atë në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike e më konkretisht atij, “Football London”, 22-vjeçari është objektivi kryesor i skuadrave të Fulham e Ëest Ham, dhe jo vetëm, pas për të interesohen edhe “gjigantët” e Milanos, Inter e Milan, duke “kërcënuar” kështu seriozisht të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.

Pavarësisht lavdeve të teknikut Pochettino, sërish forma e mirë e senegalezit Nicolas Jackson, si dhe rikthimi i “fantazistit” francez, Christopher Nkunku, mund të shohin Brojën të bëjë gati “valixhet”, me “Blutë” që kërkojnë vetëm 30 milionë paund për kartonin e tij, shifër kjo tepër e ulët, për një lojtar, në nivelin e djaloshit nga Malësia e Madhe.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Broja ka arritur të aktivizohet në plot 12 sfida me “Blutë e Londrës”, ku në vetëm 3 prej tyre e ka nisur si titullar, por pa arritur dot të shkëlqejë me fanellën e Chelsea, teksa deri më tani ka arritur të shënojë vetëm 1 gol e 1 asist, pavarësisht se rastet për të gjetur rrjetën kanë qenë jo ta pakta për “shtatlartin” e sulmit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!