Broja me Kombëtaren në 2025/ Ende nuk dihet me saktësi se kur kthehet sulmuesi

schedule12:33 - 17 Tetor, 2024

schedule 12:33 - 17 Tetor, 2024

Për momentin këtë spektakël duhet ta shohë vetëm në ëndërr. Armando Broja jo vetëm që nuk mund të jetë ende pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por edhe nuk mundet që të bëjë gjënë kryesore që I pëlqen, të luajë futboll.

Një mjek specialist, Doktor Raxhpal Brar, në një intervistë për media të lidhura me Evertonin, sqaron se dëmtimi i yllit kuqezi është serioz dhe se riaftësimi i tij paraqitet delikat.

Sipas specialistit të fizioterapisë në sport, ecuria e Brojës duhet të shihet hap pas hapi, në bazë të reagimit të trupit të tij. I tillë dëmtimi në tendinin e Akilit, dhe Brar parashikon që sulmuesit do t’i duhen disa javë derisa të kthehet në stërvitje të plotë me skuadrën.

Sa është numri I këtyre javëve? Këtë nuk mund ta thotë askush, por ndoshta që Broja të luajë një ndeshje futbolli do të duhet të presim janarin. Tek Evertoni e presin me padurim kthimin e tij, sepse trajneri Shon Dajs kërkon alternativa në sulm.

Shqiptari mund të pakësojë ngarkesën e yjeve të tjerë ofensivë dhe të shënojë gola, ndonëse shpresohet të jetë ai që ishte tek Sauthemptoni, sepse tek Çelsi dhe Fulhami nuk I përmbushi pritshmëritë. Ndërkaq, ka qenë e qartë që më parë se Broja nuk do të mund të ishte në dispozicion të kombëtares për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!