“Broja dhe Vrioni janë e ardhmja e Shqipërisë!”

schedule23:32 - 17 Tetor, 2019

schedule 23:32 - 17 Tetor, 2019

Alban Bushi, në studion e ABC News, emisionin Pressing, ka bërë një parashikim shumë ambicioz. Sipas trajnerit të Shpresave, Shqipëria për 5-6 vite do të kualifikohet pa asnjë problem në Europian, si dhe sulmuesit e e talentuar, Broja, Vrioni dhe Bullari do të jenë e ardhmja e kuqezinjve. Mes të tjerash, Bushi u shpreh:

SHPRESAT – “Ne funksionojmë si drejtori, që merret me kë lojtarë do të marrim. Kemi një drejtor që merret me të gjithë lojtarët e moshave. Patjetër që ne japim një rekomandim, pasi jemi afër me lojtarët. Mendoj se shumë lojtarë kanë ikur lart, na kanë ardhur dhe poshtë. Me rastin e Panuçit kishim Albion Ademin, Ramadanin. Mendoj se trajneri Reja këto lojtarë që ka marrë lart, do t’i bëjnë punë. Kumbulla dhe Selahi edhe debutuan, mendoj se janë në planet e Rejës. Kombëtarja po rinovohet dhe Reja po ndërton diçka”.

GRUMBULLIMET – “Patjetër që përqindja më e madhe do të jetë këtu brenda Shqipërisë, por ne do t’i japim mundësinë çdo lojtari, kudo që është, të luajë për Shqipërinë. Po të shikojmë te Shpresat, kemi luajtur kundër ekipeve tre vite më të mëdhenj”.

BROJA – “Rasti i Brojës: Datëlindje 2001 dhe luante kundër mbrojtësve 1998. Është një diferencë e madhe, edhe pse nuk duket e tillë. Kemi lojtarë shumë të mirë, do të kemi një Shqipëri shumë të fortë pas 5-6 vitesh. Ndonjëherë edhe ëndërrojmë, por unë them se Shqipëria jo vetëm që do futet në Europian, por do të kualifikohet pa asnjë problem nga grupet. Normalisht, duhet punë e madhe.

LOJTARËT – “Ne kemi kontrolluar çdo futbollist nga 15 vjeç, deri në 21 vjeç. Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Unë kam Bullarin, Brojën, Vrionin. Janë sulmues me shumë perspektivë. Këta tre janë më të mirët. Rezultatet kanë qenë të ndryshme, ne jemi një vend i vogël”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!