Brnabiç: Së pari të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, pastaj nënshkruajmë marrëveshje të reja

schedule20:41 - 25 Nëntor, 2022

schedule 20:41 - 25 Nëntor, 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, me të cilët ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo është shprehur se me ambasadorët është pajtuar që së pari të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para dakordimit për marrëveshje të reja, raporton Tanjug.

Veçanërisht, ka thënë Brnabiç është me rëndësi që fillimisht të implementohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende”, ka thënë ajo në një konferencë me kreun e delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!