Brnabic: Nuk duhet të na kërkojnë më që të zgjedhim mes Rusisë dhe Perëndimit

schedule13:50 - 20 Nëntor, 2017

schedule 13:50 - 20 Nëntor, 2017

Në një intervistë për Financial Times kryeministja e Serbisë Ana Brnabic ka deklaruar se vendit të saj nuk duhet t’i kërkohet më që të zgjedhë mes Rusisë dhe Perëndimit.

Kryeministrja serbe Ana Brnabic tha për Financial Times se vendit të saj nuk i duhet kërkuar më, të zgjedhë mes Rusisë dhe Perëndimit. Sipas të përditshmes britanike ajo këmbënguli se marrëdhëniet e Serbisë me Moskën nuk përbëjnë pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Brnabic shtoi se takimi i qershorit për reformat ishte një sinjal i qartë se Beogradi e ka prioritet anëtarësimin në BE. Por sipas gazetës, rruga drejt anëtarësimit e Serbisë mbetet e mjegullt për shkak të progresit të paqartë në reforma. pengesat për zgjerimin e mëtejshëm të bllokut dhe skepticizmit rreth lidhjeve politike, ekonomike dhe ushtarake të Beogradit me Rusinë.

Më pas e përditshmja britanike shkruan se zyrtarë europianë akuzojnë Moskën se po shkakton trazira në  rajon dhe shohin luhatjen e Beogradit mes lindjes dhe perëndimit si shumë shqetësuese.

Por kryeministrja serbe Brnabic deklaroi se integrimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi kryesor i venmdit për sa i përket politikës së jashtme

Sipas saj është e padrejtë ti kërkohet Serbisë që të zgjedhë se pse është e panevojshme. Beogradi nuk është pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo pro Rusisë, por është pro Serbisë, përfundoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!