Mediat serbe raportojnë e kryeministrja e vendit Ana Brnabiç ka kërkuar që ti dërgohet një letër homologëve të saj për ti treguar rreth sjelljes së Prishtinës zyrtare dhe kushteve jo të mira në të cilat po dialogon Beogradi.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kërkuar që tu dërgohet një letër homologëve të saj për ti informuar rreth qëndrimit të Prishtinës. Këtë deklaratë ajo e bëri në mbledhjen e qeverisë ku theksoi se homologët e saj duhen paralajmëruar për faktin se Prishtina po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon. Me anë të një deklarate për shtyp, qeveria serbe konfirmoi se letra në fjalë do të vendosë theksin tek vendimet dhe sjelljet e institucioneve në Prishtinë, të cilat sipas kryeministres serbe, shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, iniciativat rajonale dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë miratuar nga vetë pala kosovare, përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës.
Bërnabiç theksoi domosdoshmërinë e komunikimit me partnerët e saj në mënyrë që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës në të cilën Serbia zhvillon dialogun./abcnews.al
Brnabiç: Duhet të njoftoj homologët e mi për sjelljen e Prishtinës

schedule10:58 - 9 Nëntor, 2018
schedule 10:58 - 9 Nëntor, 2018