Ndërsa ëndrra për të jetuar e lirë po bëhet realitet, Britney Spears po përballet me frikën pas përfundimit të kujdestarisë 13-vjeçare. Ylli i muzikës pop u shpreh se megjithëse ndihet e lumtur se gjërat po shkojnë ashtu siç ka dashur, ndihet e shqetësuar për faktin se mund të gabojë tani që kujdestaria po merr fund.

“Dua të jem e sinqertë dhe të them se kam pritur kaq gjatë për t’u liruar nga situata në të cilën jam…tani kam frikë se mos bëj ndonjë gabim. Kam punuar shumë, tani që është këtu dhe po i afrohem përfundimisht ndihem e lumtur, por ka shumë gjëra që më trembin.
Kujtojmë që babai i saj, Jamie Spears u pezullua nga kujdestaria e saj. Tani pritet që në Nëntor, gjykata të marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëveshjes 13 vjeçare, të cilën këngëtarja e ka konsideruar si abuzive, duke e privuar nga shumë gjëra, mes së cilave dhe nga e drejta për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë. /abcnews.al


