Me butësi, por edhe me shumë irritim, Britney Spears i është përgjigjur djalit 15-vjeçar Jaden, i cili ka dhënë një intervistë duke folur për përçarjen në marrëdhënien e tij dhe të vëllait me nënën e tyre. Adoleshenti tha se do të duhet shumë kohë dhe përpjekje për të rregulluar marrëdhënien e tyre.
“Unë thjesht dua që gjendja e saj mendore të përmirësohet. Kur të bëhet më mirë, kam shumë dëshirë ta shoh sërish”, ka thënë 15-vjeçari për nënën e tij. Duke iu drejtuar Spears gjatë intervistës, ai shtoi: “Të dua shumë, uroj për më të mirën për ty. Ndoshta një ditë mund të ulemi kështu dhe të flasim përsëri”.
Këngëtarja 40-vjeçare i është përgjigjur shpejt djalit të saj, të cilin nuk e ka parë prej disa muajsh, përmes Instagramit, duke i kujtuar se sa shumë i do fëmijët e saj. Megjithatë, ajo nuk ka munguar të shkruajë disa rreshta kundër babait të tyre, Kevin Federline duke i përmendur ndihmën financiare.
“I them djalit tim Jaden se do t’i dërgoj atij gjithë dashurinë e botës çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime! Dashuria për fëmijët e mi nuk njeh kufij dhe më trishton fakti që tha se nuk i përmbusha pritshmëritë e tij si nënë… ndoshta një ditë mund të takohemi ballë për ballë dhe të flasim hapur për këtë!”, tha ajo.
Më tej, Britney përmend faktin se e ka ndihmuar ish burrin e saj përgjatë 15 viteve. “Ndoshta, fëmija im i dashur, ti mund të më shpjegosh pse familja jonë më trajtoi kështu! Unë e ndihmova babanë tënd i cili nuk ka punuar për 15 vjet…Mendoj se është më e lehtë për ty të mos kesh dikë që mos t’ju kontrollojë.
Jam e sigurt që standartet që vendos babai juaj duke pirë duhan çdo ditë, i sjellin dobi përditshmërisë suaj në moshën 15 dhe 16 vjeç...”, shton ylli i muzikës pop duke komentuar më pas dhe deklaratat që ka bërë ish burri Kevin kundër saj kohët e fundit.
“E kuptoj nevojën tuaj për të qëndruar me babanë tuaj, pasi më është dashur të luaj rolin e perfektes për 15 vjet pa fituar asgjë. Jam shumë e lumtur që arrita të bëj 4 turne, të jem gjyqtare në X Factor dhe më shumë… E bëra për ty dhe Preston… Jam i vetëdijshëm për talentin tënd.
E di që je një mësues në jetën time, por fëmija im i dashur, dhe unë jam edhe mësues në tuajën”. Toni i këngëtares ndryshon befas në fund të postimit, kur ajo komenton vërejtjen e djalit të saj se dëshironte të përmirësohej gjendja mendore e nënës së tij.
“Sa i përket shëndetit tim mendor…fëmija im i dashur, kupto që duhet të mësosh të hapësh dhe lexosh një libër para se të mendosh për mendjen time, zemër!‘ /abcnews.al