Britney Spears pozon nudo në Instagram

schedule17:44 - 8 Korrik, 2021

schedule 17:44 - 8 Korrik, 2021

Ikona e muzikës, Britney Spears ka postuar në rrjete sociale një foto të saj nudo, që i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë.

Ata kanë vënë re se në shpinën e artistes mungojnë disa tatuazhe dhe për këtë arsye nuk janë të sigurt nëse është ajo. Ndjekësit shprehen se të pakën tatuazhi në qafën e saj duhej të ishte i dukshëm në foto.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

“Ku është tatuazhi i saj në qafë? Kjo nuk duket si Britney”, ka pyetur dikush.

Ne dimë që nuk je ti kjo”, shkroi një tjetër.

“Të gjithë e dini që kjo nuk është Britney”, komentoi një tjetër ndjekës.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që fansat e këngëtares dyshojnë, edhe më herët ata janë shprehur se Britney nuk e menaxhon vetë faqen e Instagram-it./abcnews.al