Britney Spears ka zbuluar se po shkruan një libër. Këngëtarja 30-vjeçare, e cila së fundmi fitoi betejën ligjore me babain e saj, Jamie Spears, zbuloi lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Spears postoi një imazh të një dore që mbante një stilolaps, së bashku me një mbishkrim që befasoi fansat.
“Unë jam duke shkruar një libër për një vajzë që u vra … megjithatë fantazma e saj ngec në harresë për shkak të traumave dhe dhimbjeve dhe ajo nuk di si të kalojë në botën që ka njohur!!!! Pasi u bllokua në harresë për tre vjet, ajo është një fantazmë që lulëzon nga reflektimi i saj në pasqyrë për ekzistencën.
Ajo nuk ka askënd të cilit mund t’i besojë, por diçka ndodh dhe kupton se si të kalojë në botën ku është familja e saj!!!! Duke dalë nga limbo, ajo ka një vendim për të marrë … përshëndetur të njëjtët njerëz që e vranë ose krijuan një jetë krejt të re.”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.
Ky libër vjen në një kohë kur këngëtarja po fiton lirinë nga babai i saj dhe kujdestaria ligjore 13-vjeçare. Pasi gjykata pezulloi të atin nga roli i kujdestarit, pritet që të marrë fund dhe marrëveshja, të cilën Britney e ka konsideruar si abuzive. Marrë shkas nga kjo, nga kjo fansat janë të bindur se libri do të tregojë historinë e saj.
“Kjo është historia për një vajzë të quajtur Britney,” shkroi një fans. /abcnews.al