Britney Spears thotë se ndihet sikur një pjesë e saj “ka vdekur” mes marrëdhënieve të tensionuara me djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline. Këtë deklaratë ajo e bëri përmes disa videove që ndau në Instagram.
“Ata ishin gëzimi im. Ata ishin gjithçka ime. Mezi pres t’i shoh. Kjo ishte ajo për të cilën jetoj. Dhe pastaj krejt papritur, ata u zhdukën”, tha këngëtarja. Siç raportoi Page Six në fillim të këtij muaji, këngëtarja e “Piece of Me” dyshohet se nuk i ka parë djemtë e saj për rreth gjashtë muaj.
Pak ditë më parë, këngëtarja hodhi akuza ndaj ish burrit të saj, se i kishte kthyer fëmijët kundër pasi nuk do ta ndihmojë më financiarisht. “A dëshironi që unë të përmirësohem në mënyrë që të vazhdoj t’i jap babait tuaj 40,000 dollarë në muaj?” tha këngëtarja e “Toxic” duke vlerësuar kontributin e saj aktual.
“Apo arsyetimi prapa jush që vendosni të jeni të urryer ndaj meje është sepse në fakt pas dy vitesh mbaron ky afat dhe ju nuk merrni asgjë?” /abcnews.al