Britney Spears ka frikë nga babai dhe nuk do të vazhdojë karrierën e saj për sa kohë që ai ka pushtet mbi të, tha avokati i saj të martën në gjykatë. Gjykata nuk pranoi pezullimin e James Spears nga roli mbi kontrollin e jetës dhe karrierës së vajzës së tij siç kërkoi avokati i këngëtares.
“Klientja ime më ka informuar se ajo ka frikë nga babai i saj. Ajo nuk do të interpretojë përsëri nëse i ati është përgjegjës për karrierën e saj”, tha avokati i Spears. Ylli i popit ka qenë në një pauzë të pacaktuar pune që nga fillimi i vitit 2019.
I ati, James Spears mori rolin si kujdestari ligjor i saj në vitin 2008 kur ajo po kalone një periudhë të vështirë me shëndetin mendor. Britney ka pranuar se kujdestari ishte i domosdoshëm në fillim dhe se i shpëtoi karrierën, por duke filluar nga gushti ajo kërkoi publikisht të zgjidhte se kush mund të kishte pushtet mbi të.
Për pjesën më të madhe të konservatorizmit James Spears gjithashtu shërbeu si kujdestar jo vetëm mbi financat e vajzës së tij, por edhe duke patur një kontroll të madh mbi vendimet e saj të jetës. Ai u tërhoq përkohësisht nga roli vitin e kaluar për arsye shëndetësore dhe Britney ka kërkuar që zëvendësuesja e tij e përkohshme, Jodi Montgomery, të bëhet e përhershme.
Nëna e Britneyt dhe ish-gruaja e James Spears, Lynne Spears, e cila është lejuar të marrë pjesë si një palë e interesuar, përmes avokatit të saj thanë se vajza e saj nuk duhet të detyrohet t’i bindet kërkesave të paarsyeshme të babait të saj, duke e quajtur marrëdhënien e tyre “toksike”. /abcnews.al