Britney Spears: Babai më mori 36 milionë dollarë

schedule14:34 - 21 Janar, 2022

schedule 14:34 - 21 Janar, 2022

Këngëtarja amerikane, Britney Spears fitoi betejën ligjore për heqjen e kujdestarisë 13-vjeçare të babait të saj Jamie Spears mbi të dhe rifitoi lirinë. Edhe pse këngëtarja ka hequr qafe kujdestarinë e të atit, lufta ligjore vazhdon.

Avokati i yllit të famshëm ka depozituar dosje të reja në gjykatë, duke pretenduar se Jamie Spears dhe ekipi i tij ligjor kanë marrë miliona dollarë nga këngëtarja.Avokati Mathew Rosengart, zbuloi të gjitha paratë që Jamie dhe ekipi i tij ligjor dyshohet se kanë marrë gjatë kujdestarisë së tyre 13-vjeçare.

Britney Spears Says Dad Took Over $36M During Conservatorship | Complex

Dokumentet e reja pretendojnë se ndërsa ishte nën kujdestari, babai dhe ekipi i saj morën më shumë se 36 milionë dollarë nga Britney Spears.
Në dosje thuhet se Jamie Spears mori 6.3 milionë dollarë për vete dhe 30 milionë të tjera shkuan për avokatët dhe tarifat ligjore.

Britney Spears: Babai më mori 36 milionë dollarë - 2

Jamie, kujdestaria e të cilit përfundoi me një vendim gjykate në nëntor, kërkoi sërish para nga vajza e tij muajin e kaluar. Që kur kujdestaria përfundoi, ikona e muzikës pop nuk i ka ndalur akuzat ndaj familjes së saj.

Britney Spears Says She Will Not Be 'Performing on Any Stages Anytime Soon'  – Billboard

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!