Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Britma dhe lot për masakrën në Velipojë

schedule02:33 - 27 Qershor, 2021

schedule 02:33 - 27 Qershor, 2021

Një sherr për shezlongët mes dy pronarëve të dy bizneseve u mori jetën katër personave sonte në Velipojë. Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë.

Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.



Por si ndodhi?

Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.

d.b /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!