Britanikët të shqetësuar për variantin “Delta”, në gusht pritet të regjistrohen 100 mijë raste në ditë

schedule15:30 - 6 Korrik, 2021

schedule 15:30 - 6 Korrik, 2021

Autoritetet në Britaninë e Madhe druhen se nga fundi i kësaj vere, varianti Delta i koronavirusit do të jetë dominues duke rritur kështu edhe më tej numrin e të infektuarve.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid u shpreh sot se numri i të infektuarve mund të shkojnë në 100 mijë në gusht.

Javid foli për parashikimet jo dhe aq optimiste, por këmbënguli se kryeministri Boris Johnson ka të drejtë që të vijojë me relaksimin e masave duke shtuar se ai që ka rëndësi është numri i të shtruarve në spital dhe ai i viktimave.

Sekretari i Shëndetësisë tha se deri në “Ditën e Lirisë” ai pret që rastet të shkojnë deri në 50, 000 në ditë, thuajse dyfishi i shifrave aktuale.

“Ndërkohë që lirojmë masat dhe fillojmë sezonin presim që rastet të rriten në mënyrë të konsiderueshme, deri në 100 mijë,” tha ai për BBC Radio 4.

Megjithatë, kthimi në normalitet mund të zgjasë vetëm për disa javë, pasi rastet me variantin “Delta” në vend janë në rrite, sipas shkencëtarëve të SAGE që informojnë qeverinë e Londrës për përhapjen e sëmundjes Covid-19 në vend. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!