Të gjithë personat mbi 50 vjeç në Britani do të marrin dozën e tretë të një vaksine kundër Covid në vjeshtë, në një përpjekje për të eliminuar plotësisht kërcënimin e koronavirusit deri në Krishtlindje. Provat klinike të dy opsioneve janë ende duke u zhvilluar, nën mbikëqyrjen e Chris Whitey, shefi i ekspertëve kryesor në Britani.
E para përfshin vaksina të modifikuara posaçërisht për të trajtuar variante të reja. E dyta është një dozë e tretë e një prej tre vaksinave tashmë në përdorim: Pfizer / BioNTech, AstraZeneca ose Moderna.
Më shumë se 34.6 milion njerëz në Britani kanë marrë dozën e parë një vaksine kundër Covid-19. Britania, me një popullsi prej 67 milionë banorësh ka nënshkruar një marrëveshje për më shumë se 510 milionë doza të vaksinave të ndryshme kundër Covid-19, disa prej të cilave janë ende në zhvillim e sipër.
Britania do të blejë 60 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer / BioNTech , tha Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock javën e kaluar. Vendi gjithashtu ka porositur gjithsej 100 milion doza të vaksinës Pfizer./abcnews.al