Britanikët e vaksinuar plotësisht pritet që duke filluar nga gushti të udhëtojnë pa asnjë masë kufizuese në më shumë se 150 vende të botës.
Qeveria britanike pritet që gjatë ditëve në vijim të miratojë vendimin, duke hapur në mënyrë efektive rrugën për britanikët të pushojnë në destinacione të njohura në Evropë dhe SHBA.
Megjithatë, ndryshimet nuk pritet të hyjnë në fuqi para gushtit. Deri atëherë, e ashtuquajtura listë e gjelbër, me destinacione ku britanikët mund të udhëtojnë pa karantinë, pritet të mbetet e vogël.
Ndërkohë rishikimi i listës së vendeve ku pritet që të udhëtojnë britaniket do të rishikohet të enjten edhe pse sipas zyrtarëve është ende shpejt për të shtuar destinacionet.e.su./abcnews.al