Britanikët duan të kthehen në Bashkimin Evropian

schedule18:54 - 15 Gusht, 2024

schedule 18:54 - 15 Gusht, 2024

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar do të votonin për t’u ribashkuar në BE nëse do të mbahej një referendum i ri, ka zbuluar një sondazh kombëtar. Sondazhi erdhi tetë vjet pasi votimi i Brexit çoi në daljen e Britanisë nga blloku, raporton Rush Today.

Sipas sondazhit, i cili përfshiu më shumë se 2,000 qytetarë britanikë në fund të muajit të kaluar, rreth 59 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për kthimin në BE në një referendum të ri hipotetik.

Në të kundërt, 41% thanë se do të ishin kundër ribashkimit në bllok.

Më shumë se 60 përqind e votuesve thanë se do të mbështesin lidhje më të ngushta me Brukselin që nuk do të përfshinte ribashkimin zyrtar me bllokun ose tregun e tij të vetëm ose bashkimin doganor. Vetëm 17% e të anketuarve e kundërshtuan këtë, ndërsa 20% të tjerë ishin të pasigurt.

Në mesin e votuesve britanikë, rreth 55 për qind besojnë se vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ishte një veprim i gabuar, ndërsa 34 për qind mbeten me atë vendim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!