Britanikët do të monitorojnë rekrutimin në postet drejtuese të institucioneve në Kosovë

schedule14:10 - 17 Qershor, 2021

schedule 14:10 - 17 Qershor, 2021

Emërimi në postet e larta drejtuese në institucionet e Kosovës, prej ditës së sotme do të bëhen nën monitorimin e Ambasadës Britanike në vend.

Që kjo të bëhet e mundur, në ambientet e Kuvendit të Kosovës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në vend.

Ky memorandum u nënshkrua nga ambasadori Britanik, Nicolas Abbot, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministri, Albin Kurti.

Përveç formalitetit të nënshkrimit të këtij dokumenti as një nga të pranishmit në këtë proces nuk foli për median, rreth kësaj iniciative.

Kjo është hera e dytë që zyrtarët e lartë të Kosovës ndërmarrin një hap të tillë.

Asokohe kur kryeministër ka qenë Avdullah Hoti, Ambasada Britanike u tërhoq e zhgënjyer nga memorandumi, pasi Kuvendi nuk mori parasysh rekomandimet e tyre për emërimin e kreut të Agjencisë për informim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!