Britania vendos sanksione të reja, godet linjat ajrore ruse

schedule11:32 - 19 Maj, 2022

schedule 11:32 - 19 Maj, 2022

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se po vendos kufizime të reja në sektorin e linjave ajrore ruse si hakmarrje ndaj luftës në Ukrainë.

Sanksionet përfshijë, tre linja ajrore, Aeroflot, Ural Airlines dhe Rossiya Airlines, të cilat nuk do të lejohen të ulen në të gjitha aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne kemi mbyllur tashmë hapësirën tonë ajrore për linjat ruse. Për sa kohë që Putini vazhdon sulmin e tij barbar ndaj Ukrainës, ne do të vazhdojmë të synojmë ekonominë ruse,” tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

Një numër sanksionesh janë vendosur tashmë nga Britania ndaj Rusisë, ndërsa qeveria që thotë se ato kanë pasur “një ndikim të rëndësishëm mbi Putinin dhe makinën e tij të luftës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!