Britania: Urdhër-arresti i GJND-së për Izraelin do të forcojë Hamasin

schedule14:04 - 25 Maj, 2024

schedule 14:04 - 25 Maj, 2024

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për ultimatumin që i ka vendosur Izraelit që të ndalojë menjëherë ofensivën në Rafah, duke thënë se vendimi do të forcojë Hamasin.

GJND-ja, e cila është organi më i lartë i OKB-së për mosmarrëveshjet midis shteteve, dha vendimin të premten në rastin e Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid.

“Arsyeja që nuk ka një pauzë në luftime është sepse Hamasi hodhi poshtë një marrëveshje shumë bujare pengjesh nga Izraeli.

Ndërhyrja e këtyre gjykatave, përfshirë GJND-në sot do të forcojë pikëpamjen e Hamasit se ata mund të mbajnë pengje dhe të ketë pushtet në Gaza”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

“Dhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë as paqe, as një zgjidhje me dy shtete”, theksoi ai.

GJND ose gjykata botërore, nuk ka mjete për të zbatuar urdhrat e saj, por vendimi theksoi izolimin global të Izraelit për shkak të fushatës së tij ushtarake në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!