Britania ka strehuar përkohësisht ish-ambasadorin e Mianmarit në Londër, i cili u nxor nga ambasada pas deklaratave ku dënonte grushtin e shtetit.
Kyaw Zwar Minn është shprehur se ambasada ishte zaptuar nga atasheu ushtarak në fillim të kësaj jave. Ai deklaroi të mërkurën se pas nxjerrjes nga godina e kishte kaluar natën në makinën e tij.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne e dënojmë mënyrën sesi ushtria e Mianmarit në Londër ndaloi ambasadorin e tyre të hynte në ambasadë të mërkurën në mbrëmje. Ne vlerësojmë guximin e Kyaw Zwar Minn për të qëndruar në këmbë për njerëzit e Mianmar.
Duke pasur parasysh sjelljen provokuese ndaj Minn, ne garantojmë jetesën e tij të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar, derisa ai të vendosë për të ardhmen e tij. Ne vazhdojmë të bëjë thirrje për t’i dhënë fund grushtit të shtetit në Mianmar dhe për një rivendosje të shpejtë të demokracisë”./e.b-abcnews.al