Britania sanksionon anëtarët e bandës ruse të krimit kibernetik

schedule16:39 - 7 Shtator, 2023

schedule 16:39 - 7 Shtator, 2023

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur sanksione ndaj 11 individëve, të cilët i akuzon si anëtarë të një bande rusë të krimit kibernetik.

Këta kriminelë kibernetikë lulëzojnë nga anonimiteti, duke lëvizur në hijet e internetit për të shkaktuar dëme maksimale dhe për të zhvatur para nga viktimat e tyre,” tha në një deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila kreu një hetim kompleks për këta individë, vlerëson se grupi ishte përgjegjës për zhvatjen e të paktën 27 milionë paundëve nga 149 viktima në Mbretërinë e Bashkuar.

Sulmuesit kërkuan të synonin spitalet, shkollat, autoritetet lokale dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar.

Kuptohet se sanksionet janë sjellë si pjesë e një përpjekjeje të koordinuar me SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!