Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandër Vulin ka komentuar sanksionet e vendosura ndaj Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanoviç nga Britania e Madhe.
Vulin në reagimin e tij është shprehur se të vendosësh sanksione ndaj Dodik dhe Cvijanoviç është si të ndalosh serbët që të mbrojnë interesat e tyre me mjete politike.
Ndër të tjera ai ka theksuar se sanksionet e Britanisë, nuk do ta ndalojnë Serbinë që të ndihmojë dhe të mbrojë Republikën Srpska.
“Të vendosësh sanksione ndaj anëtarit të zgjedhur demokratik serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik dhe Presidentes së zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës Srpska Zeljka Cvijanoviq do të thotë të ndalosh serbët të mbrojnë interesat e tyre me mjete politike.
Britania e Madhe nuk duhet të harrojë kurrë se nuk është më fuqi koloniale, dhe se serbët nuk jetojnë në kolonitë e tyre, as të shkuarën dhe as të ardhmen. Serbët nuk janë skllevër dhe, as në kohën e Perandorisë Britanike, nuk shiteshin në treg dhe nuk u sollën në Evropë si skllevër në anijet e fisnikëve britanikë, tregtarëve të skllevërve.
Kur Izetbegoviç vlerëson se Dejtoni është një “këmishë e çmendur” ose kur babai i tij e la SDA, ai shpall se qëllimi i tij më i madh është shkatërrimi i Republika Srpska, dhe kështu shkatërrimi i Dejtonit, Britania dhe pjesa tjetër e Perëndimit heshtin dhe kur Dodik dhe Cvijanoviq thonë se do ta mbrojnë Dejtonin, të nënshkruar nga fuqitë e mëdha, madje edhe ato nga perëndimi, atëherë i vendosin nën sanksione.
Vendosja e sanksioneve është sa hipokrite aq edhe antiserbe, ka të bëjë po aq me mbajtjen e Dejtonit sa Izetbegoviç me vlerat e krishtera. Nuk e di se çfarë mendon Britania se ka arritur duke vendosur sanksione ndaj përfaqësuesve serb, por e di se lufta për të drejtën e serbëve për të mbijetuar dhe lufta për Republikën Srpska nuk do të përfundojë. Britania ka mundësi të vendosë ose të mos vendosë sanksione, dhe serbët nuk kanë mundësi të pushojnë së ekzistuari dhe të ndalojnë së luftuari për Republikën Srpska. Serbia nuk do ta lërë Srpska-n pa përkrahje dhe ndihmë”, ka thënë Vulin./abcnews.al