Britania: Rusia s’ka vend në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

schedule18:49 - 4 Prill, 2022

schedule 18:49 - 4 Prill, 2022

Sekretarja e Jashtme Britanike Liz Truss ka thënë se Rusia nuk ka vend në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriu

Gjatë një konference për shtyp në Varshavë pas takimit me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba sot, Truss tha se pas krimeve të tmerrshme  që ushtria ruse ka bërë në Ukrainë, s’ka më vend për Moskën në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Fakti është se të qenurit të ashpër është e vetmja qasje që do të funksionojë,” shtoi ajo.

“Putini e ka përshkallëzuar këtë luftë dhe kjo qasje është jetike për të siguruar që ai të humbasë në Ukrainë dhe që ne të shohim një tërheqje të plotë të trupave ruse. Nuk duhet të flitet për heqjen e sanksioneve, ndërkohë që trupat e Putinit janë në Ukrainë dhe kërcënimi i agresionit rus është duke u mbingarkuar mbi Evropën”, ka thënë Truss.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!