Britania: Rusia po përpiqet të blejë raketa balistike nga Irani

schedule08:36 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 08:36 - 10 Dhjetor, 2022

Moska po përpiqet të marrë më shumë armatime nga Irani, sipas një deklaratë të nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatëne Kombeve të  Bashkuara.

Barbara Woodward shtoi se kjo përfshin qindra raketa balistike dhe Rusia po i ofron Teheranit një nivel të madh mbështetjeje ushtarake dhe teknike në këmbim.

Irani ka pranuar se ka dërguar drone Shahed-136 në Rusi, për të cilat Ukraina pretendon se janë përdorur për të synuar vazhdimisht infrastrukturën kritike të energjisë.

Rusia ka porositur qindra drone dhe raketa balistike të reja iraniane pas një mungese të konsiderueshme të furnizimeve ushtarake.

/abcnews.al