Britania rrit shpenzimet e mbrojtjes me 1.21 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme

schedule14:50 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 14:50 - 24 Dhjetor, 2022

Britania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 1.21 miliardë dollarë më shumë gjatë dy viteve të ardhshme. Kancelari i Thesarit Jeremy Hunt pritet të njoftojë një rritje të buxhetit në pranverë.

Ekspertët e mbrojtjes vlerësojnë se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për 2024/25 duhet të rritet në 50.1 miliardë paund (60.39 miliardë dollarë) nga niveli aktual i shpenzimeve prej 48.6 miliardë paund (58.58 miliardë dollarë).

Hunt tha muajin e kaluar se qeveria theksoi nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!