Britania rikthen fondet për UNRWA

schedule11:59 - 19 Korrik, 2024

schedule 11:59 - 19 Korrik, 2024

Sekretari i Jashtëm David Lammy ka folur në Dhomën e Komunave në momentet e fundit.

Duke folur për situatën në Gaza, sekretari i Jashtëm David Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar do të rikthejë fondet për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë, e njohur gjithashtu si UNRËA.

Fondet u ndërprenë në janar, pas akuzave që anëtarët e stafit ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit. Ndërkohë që hetimi i OKB-së në lidhje me akuzat ende nuk ka përfunduar.

Ai shtoi se do të miratohën21 milionë paund për agjencinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!