Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, me 78,610 raste të raportuara të mërkurën. Duke folur së bashku me Prof Whitty, kryeministri Boris Johnson tha se ishte e nevojshme që të gjithë të merrnin një dozë përforcuese.
Vendi ka shprehur shqetësimin për përhapjen e variantit Omicron. Kreu i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Jenny Harries, paralajmëroi se Omicron ishte “ndoshta kërcënimi më i madh” që nga fillimi i pandemisë.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 11,010,286 raste dhe 146,791 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al