Britania pritet të ndalojë qarkullimin e të gjitha makinave me benzinë ​​dhe naftë pas 2030

schedule14:56 - 19 Nëntor, 2020

schedule 14:56 - 19 Nëntor, 2020

Britania Madhe bëhet vendi i parë që njofton se për vitin 2030, do të ndalojë qarkullimi e të gjitha makinave me benzinë ​​dhe naftë.

Vendimi u zyrtarizua nga qeveria e kryeministrit Boris Johnson brenda kuadrit të një plani me 10 pika për “një revolucion të gjelbër industrial” dhe pritet të paraqitet në Parlament.

Plani, i parashikuar nga Downing Street tregon që automjetet hibride në vend të kësaj do të vazhdojnë të qarkullojnë në vend deri në vitin 2035.

Megjithatë, ky përjashtim nuk është i mjaftueshëm për të mos krijuar mosmarrëveshje mes prodhuesve dhe shoqatave tregtare të industrisë së automobilave. l.k/abcnews.al