Ndërsa gushtit po i vjen fundi duket se vera ka trokitur më në fund në derën e britanikëve. Mediat në vend raportojnë se Britania e Madhe do të preket nga një valë të nxehti që do të sjellë 12 ditë diell dhe temperatura që shkojnë deri në 27 gradë Celsius.
Tashmë pritet që qytetarët të vizitojnë vendet hapësirat ku mund të bëhet plazh dhe të merren rreze dielli. Kjo valë e ngrohtë, apo e nxehtë për temperaturat me të cilat janë mësuar kryesisht britanikët, vjen nga Spanja dhe Azoret.
Parashikuesit e motit thonë se temperaturat deri në 27 gradë Celsius do të shkojnë në veriperëndim të vendit ndërsa në jug të Anglisë temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius. Lajmi për ditë më të ngrohja vjen vetëm disa ditë pasi Britania u prek nga shira dhe stuhi të forta që bënë shërbimet meteorologjike të lëshonin kodin e verdhë. s.b/abcnews.al/