Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 200 raketa të tjera antitank në Ukrainë .
“Sot po njoftoj miratimin e një paketë të re prej 200 raketash antitank “Brimstone”, për të mbrojtur Ukrainën.
Këto raketa kanë pasur më parë ndikim të rëndësishëm në fushën e betejës, në një rast duke i detyruar forcat ruse të tërhiqen.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të trajnojë trupa ukrainas së bashku me aleatët e tjerë, duke shtuar: “Së bashku do të stërvitim 10,000 të tjerë në gjysmën e parë të 2024.”
/abcnews.al