Britania po shqyrton ndalimin e pirjes së duhanit edhe jashtë lokaleve

schedule12:48 - 29 Gusht, 2024

schedule 12:48 - 29 Gusht, 2024

Qeveria britanike po shqyrton ndalimin e pirjes së duhanit edhe në hapësirat e jashtme, si pjesë e legjislacionit të shpallur kundër duhanit.

Sipas raporteve, pirja e duhanit mund të ndalohet në jashtë bareve, në ambientet e restoranteve në natyrë si kopshte dhe tarraca, jashtë stadiumeve, spitaleve, universiteteve dhe këndeve të lojërave, në trotuare jashtë klubeve të natës.

Masat do të përfshihen në projektligjin kundër duhanit të prezantuar fillimisht nga Rishi Sunak, të cilin qeveria pasardhëse e Keir Starmer ka njoftuar se do ta vazhdojë.

Një dispozitë kryesore e projektligjit është rritja në mënyrë progresive e kufirit të moshës për blerjen e ligjshme të produkteve të duhanit, në mënyrë që 15-vjeçarët e sotëm të mos jenë kurrë në gjendje të blejnë ligjërisht produkte të tilla gjatë jetës së tyre.

I pyetur për raportin, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha se pirja e duhanit shkakton 80,000 viktima në vit, ushtron presion të madh mbi NHS dhe u kushton taksapaguesve miliarda.

Duke reaguar ndaj lajmit, kreu i ekstremit të djathtë të Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage paralajmëroi se nëse zbatohen, masat do të sinjalizojnë “fundin e lokaleve”.

Edhe Ministria e Biznesit raportohet se ka shprehur shqetësimin për efektet në sektorin e hotelerisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!