Britania përfshihet nga stuhia e borës, temperaturat arrijnë në -11 gradë

schedule12:55 - 17 Janar, 2023

schedule 12:55 - 17 Janar, 2023

Britania pritet të goditet nga një tjetër stuhi dëbore sot pasi temperaturat janë nën zero në të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos në udhëtime.  Në të njëjtën kohë, drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar nga autoritetet që të udhëtojnë vetëm nëse është nevojshme.

Siç raporton Daily Mail, si pasojë e motit të ftohtë janë regjistruar  më shumë se 100 aksidente rrugore në vetëm pak orë.

Met Office ka lëshuar paralajmërime për probleme në Anglinë Jugore , pjesë të Uellsit Veriperëndimor dhe Verior , Irlandën Veriore dhe pjesë të mëdha të Skocisë Veriore ndërsa temperatura do të arrijë deri në -11C.

Zonat përfshirë Yorkshire, Northumberland dhe Skocinë Veriore u zgjuan nga bora dhe ngrica të martën në mëngjes, me motin e ftohtë që do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

/abcnews.al