Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania njeh Palestinën/ Starmer njofton vendimin: Dy shtete, zgjidhje për konfliktin

schedule15:20 - 21 Shtator, 2025

schedule 15:20 - 21 Shtator, 2025

Kryeministri britanik. Keir Starmer ka njoftuar njohjen e shtetit palestinez nga Britania e Madhe.

Starmer u shpreh se kjo do t’i shërbejë zgjidhjes me dy shtete, shkruan BBC.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, deklaroj qartë – si kryeministër i këtij vendi të madh – se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës”, tha ai në një deklaratë.

Sipas kryeministrit Starmer, njohja e shtetit palestinez, nuk është shpërblim për Hamasin.

“Kjo zgjidhje nuk është një shpërblim për Hamasin sepse kjo do të thotë që Hamasi nuk mund të ketë të ardhme, asnjë rol në qeveri dhe asnjë rol në siguri.”, tha Starmer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!