Britania nis bisedimet me talebanët për të evakuuar qytetarët e saj nga Afganistani

schedule07:22 - 1 Shtator, 2021

schedule 07:22 - 1 Shtator, 2021

Mbretëria e Bashkuar ka nisur bisedimet me talebanët për të siguruar “kalim të sigurt” nga Afganistani për qytetarët e saj dhe afganët që kanë punuar për qeverinë britanike.

Përfaqësuesi special i kryeministrit Boris Johnson për tranzicionin afgan, Simon Gass, udhëtoi për  në Doha, Katar, për të takuar përfaqësuesit talebanë, sipas një deklarate të qeverisë të martën vonë.

Pjesa më e madhe e udhëheqjes së talebanëve jetoi në mërgim në kryeqytetin e Katarit deri në përmbysjen e qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi pas 20 vitesh luftë.

“Gass po takohet me përfaqësuesit e lartë talebanë për të nënvizuar rëndësinë e kalimit të sigurt nga Afganistani për shtetasit britanikë dhe ata afganë që kanë punuar me ne gjatë njëzet viteve të fundit,” thuhej në deklaratë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!