Britania në “pushtetin” e Delta-s, regjistrohet numri më i lartë e të infektuarve që nga janari

schedule18:00 - 6 Korrik, 2021

schedule 18:00 - 6 Korrik, 2021

Prania e varianti “Delta” në Britaninë e Madhe po reflektohet tek numri i të infektuarve që rritet gjithnjë e më shumë dita-ditës. Sipas raportimeve, në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 28,773 të infektuar dhe 37 viktima. Ndërsa, të hënën, vendi regjistroi 27,334 raste dhe nëntë humbje jete.

Shifrat e sotme janë më të lartat që regjistrohen në Britaninë e Madhe që nga 29 janari kur u regjistruan 29,079 të infektuar me virusin. Ndërkohë 224,776 vaksina të tjera për koronavirusub u administruan të hënën – 76,962 doza të para dhe 147,814 doza të dyta.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i qytetarëve që janë vaksinuar me një dozë tashmë ka shkuar në 45,428,681 dhe 33,874,176 të tjerë janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Kujtojmë se Sekretari i Shëndetësisë në vend Sajid Javid njoftoi se, nga 16 gushti, njerëzit që janë të vaksinuar me të dyja dozat nuk do të kenë më nevojë të vet-izolohen nëse bien në kontakt me dikë që rezulton i infektuar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!