Britania në prag të një krize humanitare, fëmijët më të rrezikuar

schedule12:11 - 1 Shtator, 2022

schedule 12:11 - 1 Shtator, 2022

Parashikimet për uljet e standardit të jetesës në Britani deri më tani janë dramatike, sipas The Guardian.

Duke e quajtur atë një “krizë humanitare dimërore”, ekspertët kanë paralajmëruar se të jetuarit në shtëpi ku nuk ka ngrohje do të jetë e tmerrshme në shëndetin e fëmijëve, duke prekur mushkëritë dhe zhvillimin e trurit të tyre, duke çuar madje edhe në vdekje.

Nëse kryeministri i ardhshëm i vendit nuk frenon rritjen e kostove të karburantit, atëherë fëmijët do të përballen me një sërë sëmundjesh të frymëmarrjes me efekte afatgjata, sipas një studimi.

Kushtet e papërshtatshme mund të shkaktojë probleme serioze në mushkëritë e fëmijëve, të cilat mund të çojnë në sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë dhe bronkit në moshë madhore.

Faktori i stresit do të prekë të rinjtë dhe të moshuarit. Në të njëjtën kohë, për shkak të “krizës së të ftohtit” – siç e quajnë ata pabarazitë arsimore do të rriten, pasi fëmijët do ta kenë të vështirë të bëjnë detyrat e tyre në kushte të tilla.

Sipas OBSH-së, lagështia kontribuon në 15% të rasteve të reja të astmës në fëmijëri në Europë. Për fëmijët me astmë, funksioni i mushkërive përkeqësohet kur temperatura e brendshme bie nën 9 gradë Celsius.

Clare Bambra, Profesoreshë e Shëndetit Publik në Universitetin e Newcastle, tha se kriza e kostos së jetesës po kërcënon të shndërrohet në një krizë të shëndetit publik që do të tejkalojë atë të pandemisë së koronavirusit.

Rënia më e madhe e standardit të jetesës në një shekull

Studimi pason një studim të ri të madh nga Instituti Resolution Foundation, i cili vë në dukje se Britania po përballet me rënien më të madhe të standardeve të jetesës për një shekull.

Një familje tipike humbet 3000 paund në të ardhura reale gjatë dy viteve, inflacioni arrin në 15% për familjet më të varfra dhe kriza e kostos së jetesës pritet të zgjasë deri në vitin 2024.

Deri në 3 milionë britanikë do të vuajnë nga varfëria, duke e çuar totalin në 45 milionë deri në janar 2023. Numri i fëmijëve të varfër do të arrijë nivelin më të lartë që nga vitet 1990.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!