Policia britanike bën me dije se një celular vidhet në çdo gjashtë minuta në Londër. Dhe për këtë, ka kërkuar ndihmën e kompanive telefonike që të frenohet ky fenomen tepër shqetësues për organet e rendit, shkruan BBC.
Shërbimi i Policisë Metropolitane (MET) thotë se 90.864 telefona, ose pothuajse 250 në ditë, janë vjedhur në vitin 2022. Statistikat tregojnë gjithashtu gati 70% të të gjitha vjedhjeve në Londër vitin e kaluar kanë qenë lidhur me celularët.
Të dhënat e policisë tregojnë se të rinjtë janë të përfshirë në mënyrë disproporcionale në grabitje, si viktima ashtu edhe si autorë, me ata të moshës 14-20 vjeç, veçanërisht në rrezik për t’u vënë në shënjestër të kriminelëve.
“Ne mirëpresim mundësinë për të punuar me MET, zyrën e kryetarit të bashkisë, prodhuesit e pajisjeve dhe industrinë e gjerë për të vazhduar uljen e mëtejshme të këtij krimi.”
/abcnews.al