Britania: Moska mund të jetë duke përgatitur një bllokadë të Detit të Zi

schedule17:15 - 26 Korrik, 2023

schedule 17:15 - 26 Korrik, 2023

Zyrtarë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë sot se Rusia ka ndryshuar aktivitetet e saj detare në Detin e Zi, duke theksuar se ekziston mundësia, që forcat ruse po përgatisin “një bllokadë të Ukrainës” në këtë korridor.

Javën e kaluar, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje gati njëvjeçare e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, e cila mundësonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi.

Përpara marrëveshjes, agresioni rus ishte bërë pengesë për eksportet e grurit nëpërmjet porteve ukrainase, duke përkeqësuar krizën globale ushqimore.

Në raportin e përditshëm të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thuhej Moska kishte vendosur në Detin e Zi luftëanijen e vogël ruse ‘Sergey Kotov’, për të patrulluar korridorin detar mes ngushticës së Bosforit dhe Odesës, qytetit-port në jug të Ukrainës.

“Ekziston një mundësi reale që anija patrulluese po shërben si pjesë e një grupi pune për të penguar anijet tregtare që Rusia beson se shkojnë në Ukrainë”, thuhet në raportin e Ministrisë britanike të Mbrotjes. /VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!